Tensioni i gjakut mund të rritet për arsye të ndryshme. Ai mund të rritet përkohësisht në një rrethanë të caktuar ose të ndikohet nga një sëmundje tjetër e fshehur.
Ekspertët rekomandojnë që matja e tensionit të bëhet në të njëjtën orë në çdo ditë.
Si të masni tensionin e gjakut
Përpara matjes së tensionit duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
Gjeni një vend të qetë, hiqni rrobat që ju ngushtojnë në krah. Tensioni duhet matur në krahun e majtë, nëse është e mundur.
Uluni në një karrige pranë një tavoline për 5 deri në 10 minuta
Krahu i majtë duhet të qëndrojë në të njëjtin nivel me zemrën.
Rrini ulur drejt me shputat e këmbëve në dysheme dhe këmbët jo të kryqëzuara.
Mbështeteni parakrahun në tryezë ndërkohë që pëllëmba e dorës është në drejtim të sipërm.
Nëse Përdorni Matës Elektronik
Hapi i rradhës është gjetja e pulsit.
Pulsi gjendet duke vendosur gishtin tregues dhe gishtin e mesit në pjesën e brendshme të kyçit.
Ndizeni matësin dixhital të tensionit dhe kontrolloni që të gjithë treguesit të ndizen në mënyrë të duhur.
Vendoseni në pjesën e kyçit dhe mbani parakrahun të ngritur në të njëjtin nivel me zemrën.
Ndizeni matësin dhe ndieni shtrëngimin e fashës rrethuese
Qëndroni në heshtje dhe qetësi dhe merrni frymë ngadalë deri sa matësi të kryejë të gjithë procesin e vet.
Shumë shpejt në ekran do të shfaqen të dhënat e tensionit. Prisni për sinjalin që tregon se matja ka përfunduar.
Të dhënat e tensionit sistolik shfaqen në të majtë ndërsa ato diastolik në të djathtë ndërkohë që të dhënat e rrahjeve të zemrës janë të renditura në mes këtyre dy shifrave.
Nëse aparati juaj nuk ka nxjerrë të dhëna të sakta, nuk duhet ta ndizni atë menjëherë për një matje të re.
Hiqeni nga kyçi aparatin, fikeni, dhe pas një minuti provojeni edhe një herë procesin nga e para.
Nëse përdorni një matës manual dhe e masni vetë tensionin:
Lidhni fashon e matjes së tensionit në krahun tuaj të majtë mundësisht. Mos e lidhni shumë fort.
Vendosni matësin e stetoskopit nën fashë, nën tubat që lidhen me aparatin.
Vendosni skajet e spetoskopit në vesh.
Mbajeni matësin e presionit me fryrje në dorën tuaj të djathtë dhe treguesin e tensionit në të majtën tuaj.
Mbyllni valvulën e qarkullimit të ajrit në matësin fryrës duke e kthyer vidën në drejtim të orës.
Fryni valvulën duke e shtypur me dorën tuaj të djathtë. Ju mund të dëgjoni pulsin tuaj në stetoskop në vesh.
Shikoni matësin. Ndalojeni fryrjen e valvulës derisa matësi të lexojë rreth 3 pikë (mm Hg) mbi tensionin tuaj të pritshëm sistolik. Në këtë pikë, nuk duhet të dëgjoni pulsin tuaj në stetoskop.
Mbajini sytë në matës, lironi ngadalë presionin në valvul duke hapur vidën e qarkullimit të ajrit në drejtim të kundërt.
Shigjeta e matësit duhet të bjerë vetëm dy deri në tre pikë me çdo rrahje zemre. Ju mund të keni nevojë të praktikoheni duke e hapur valvulën ngadalë.
Dëgjoni me kujdes për rrahjen e parë të pulsit. Sapo ta dëgjoni, vini re leximin në matës. Ky lexim është tensioni juaj sistolik.
Vazhdoni të rrotulloni ngadalë vidën në valvul.
Dëgjoni me kujdes derisa pulsi të zhduket e të mos e dëgjoni më. Kur të mos e dëgjoni rrahjen tuaj të pulsit, vini re leximin në matës. Ky lexim është presioni juaj diastolik.
Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org e ka ulur pragun e shëndetshëm të tensionit të gjakut nga 140/90 mm Hg në 130/80 mm Hg apo 13 me 8, siç njihet në gjuhën e përditshme.
Për matje të sakta, mbani një ditar të matjeve të përditshme në mënyrë që të krijoni një ide edhe të luhatjeve, rritjes apo uljes së tensionit./AgroWeb.org