Mjeku popullor, Irfan Gjeçi, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova dha këshilla të dobishme se si të kujdesemi për shendetin tonë për sa i përket mënyrës së ushqyerjes.
Sipas mjekut popullor, duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve në mënyrë që mos kemi probleme me tretjen. Sipas tij, ushqimet duhet të jenë gjithmonë të freskëta dhe duhet të kemi kujdes me konsumimin e fibrave.
Gjeçi: Për të pasur një shëndet të mirë duhet konsumuar gjithmonë ushqimi i freskët dhe ne duhet të kemi kujdes edhe me fibrat. Nuk duhet të kosumojmë gjithçka që pëlqejmë. Ushqimit i duhen disa orë për tu tretur, nga 4 orë deri në 72 orë. Jemi në prang të fundvitit dhe duhet të kemi kujdes. Duhet të kemi kujdes me qumështin, dhjathin, brumërat, mishin pasi mishi zgjat më shumë për tu tretuar, deri në 72 orë prandaj na krijon probleme. Gjatë ushqimit duhet të çojmë ujë në tavolinë, që çdokush gjatë ushqimit të ketë dhe ujin për ndihmë. Kemi shumë persona që nuk e shtyjnë ushqimin pa ujë.
Mjeku thotë se ne nuk kemi një kulturë për përdorimin e erëzave të cilat janë shum të rekomandueshme.
Gjeçi: Rigoni është shumë i mirë për bazën e tretjes dhe lufton shumë probleme në zorrë. Stomaku është si motori i një makine, fillon që nga filtrat dhe deri te marmita. Nëse do t’i hedhim një karburant të keq çfarë do ndodhë? Jemi një kompleks i vërtetë. Erëzat që duhet të jenë patjetër në tavolinë janë rigoni, speci i kuq djegës, mirë është të përdoren në formë çaji sespe e normalizon stomakun, piperi i zi, shafrani i Indisë. Tretja duhet pasur kujdes dhe duhen marrë racionet e duhura të fibrave, farat e lirit, fara e zezë, të gjita farat. Procesin e tretjes e ndihmojnë enizmat. Kemi shumë lloje që mund t’i marrim edhe të gatshme. Organet tona duhet t’i mbajmë të pastra.
Por çfarë bëjmë ne gabim? Sipas mjekut, duhet më shumë aktivitet fizik dhe duhen shmangur ushqimet e gatshme që treten me vështirësi.
Gjeçi: Ne jemi bërë dembela, mungon aktiviteti fizik. Kur zgjohemi mundohemi të hamë diçka të gatshme, të shpejtë dhe kjo është e patretshme. Ecja, biçikleta mund të ndryshojnë gjithçka. Por ne lakmojmë punën që të rrimë ulur. Ne e bllokojmë veten, qëndrojmë statike. Të qëndrosh X kohë para një kompjuteri ose duke parë, kur çohesh lëvizjet i ke të vështira. I gjithë ky kontraktim pasqyrohet edhe në organizëm. Të pakëtn duhet të konsumojmë 700-1000 gram fruta dhep erime në ditë. Ne kemi dhe në problem tjetër, nuk hamë vakte të rregullta. Vraponi 10 kilometra në ditë./vizionplus.tv