Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si të luftoni dhimbjet e shpinës

Shpeshherë përsëritet e njëjta situatë. Gjatë qëndrimit në zyrë, sidomos për orë të gjata, ai që e pëson më shumë është trupi ynë. Kjo pasi biem pre e qëndrimeve të kushtëzuara, të cilat sjellin pasoja të natyrës si: dhimbje të kokës, shpinës, çrregullime apo pulitje të shpeshta të syve.

Këto janë disa nga shqetësimet e përditshme që na shfaqen gjatë qëndrimit ulur me orë të zgjatura në zyrë. Ata që ulen për një kohë të gjatë në një tavolinë për punë nuk i bëjnë mirë shëndetit , aq sa nga një studim i bërë në Itali 8 nga 10 punonjës kanë vuajtur ose vuajnë nga çrregullime të lidhura me mënyrën në të cilën punojnë.

Në tre vitet e fundit, sipas analizës, 61% e të anketuarve kanë raportuar dhimbje shpine, 55% dhimbje koke, 49% dhimbje në shpatull ose tension, 49% probleme me sy, 47% dhimbje qafë dhe 31% dhimbje në dorë ose krah. Këto rezultate vijnë dhe në bazë të zakoneve të përditshme ku 97% duhet të ulen dhe të mos lëvizin, 90% mbajnë një pozicion të shtrënguar, 85% qëndrojnë në pozicion me këmbë të kryqëzuara.

“Shëndeti nuk është thjesht një gjendje fizike, por një mirëqenie me veten dhe mjedisin e punës”, u shpreh Cavuoti, president i Rete Ufficio Italia, organizata që organizoi konferencën ”Shëndeti në zyrë”.

Këshilla kundër dhimbjes së shpinës nga zyra

Në qoftë se është mbrapa domethënë në shpinë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrim një pozicion të saktë para kompjuterit. Vetëm atëherë, shumë nga shqetësimet do të lehtësohen dhe ne do të lehtësojmë disa dhimbje në shpinë tonë të dobët.

Mos harroni:

1.Mbani shtyllën kurrizore drejt

2.Ngrihuni shpesh dhe kaloni disa minuta në ushtrime të shpinës dhe të qafës

3.Qetësoni shpatullat dhe lëvizni qafën për të çlodhur muskujt e tendosur

4.Kundër dhimbjes së dorës, herë pas here lëvizni dorën dhe gishtat në të gjitha drejtimet

Këshilla kundër dhimbjes së kokës së zyrës

Më shpesh dhimbja e kokës në zyrë nxitet nga faktorë që shkojnë përtej qëndrimit “të thjeshtë”. Është e vërtetë që shpesh dhe mbi të gjitha nervat dhe muskujt janë në gjendje të shkaktojnë një çrregullim më të përhapur në kokë, por ka edhe shkaqe të tjera, të tilla si stresi, mungesa e gjumit ose ushqimi i dobët, që na shkaktojnë këtë dhimbje.

1.Për të luftuar stresin, përpiquni të rifitoni kohën tuaj dhe ndoshta duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër me kolegët e punës për të folur për diçka më tërheqëse për tu larguar sado pak nga monotonia përpara kompjuterit.

2.Meditoni! Shumë studime shkencore tregojnë se si meditimi është në gjendje të mbajë stresin larg.

3.Ngrihuni nga tavolina juaj dhe pini një çaj të butë detoksifikues.