Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë funksionon ashtu siç funksionon, duke krijuar ëndrra që ju lënë të shqetësuar?
Cilët faktorë mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme?
Gjumi i pamjaftueshëm ose me cilësi të dobët
Mungesa ose gjumi me cilësi të dobët është ndoshta arsyeja më e zakonshme për ëndrrat e çuditshme. Pas mungesës së gjumit, ka më shumë aktivitet të trurit, gjë që mund të çojë në ëndrra të çuditshme.
Çrregullimi hormonal
Hormonet e grave po ndryshojnë vazhdimisht, sidomos gjatë periodave dhe shtatzënisë dhe kjo ndikon si në trupin ashtu edhe në mendje. Ndryshimet hormonale, si dhe stresi i shtuar që shihet shpesh përpara lindjes së një fëmije, mund të çojnë gjithashtu në ëndrra veçanërisht të çuditshme.
Konsumimi i alkoolit një natë më parë
Sipas hulumtimeve që alkooli çon në një gjumë më të mirë më të thellë është thjesht një mit. Në të kundërt, pirja e alkoolit shtyp gjumin REM, gjatë të cilit ndodh shumica e ëndrrave tona. Kjo do të thotë se njerëzit që heqin dorë ose abstenojnë nga alkooli me ndërprerje ka të ngjarë të shohin një përmirësim të ndjeshëm në gjumin REM.
Si të largoni ëndrrat e çuditshme gjatë gjumit?
Dy këshilla shumë të rëndësishme që do të ndalojnë këto ëndrra negative, nisin nga rishikimi i zakoneve tuaja. Zvogëloni kohën para ekranit në shtëpi dhe sigurohuni që të bëni mjaftueshëm ecje dhe stërvitje. Ju gjithashtu duhet të kontrolloni etiketat e barnave tuaja dhe të shihni nëse ëndrrat tuaja të gjalla janë rezultat i një efekti të mundshëm anësor.
Sigurisht, nëse ëndrrat/makthet shqetësuese janë diçka që ju ka munduar prej vitesh dhe kanë filluar të ndikojnë ndjeshëm në funksionimin tuaj të përditshëm, ndihma profesionale sigurisht që do të ndihmonte.