Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.
Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.
Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.
Lexoni më poshtë disa të dhëna nga AgroWeb.org
Shkaqet kryesore të shfaqjes së thinjave
Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.
Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.
Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.
Faktori genetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.
Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.
Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.
Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.