Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si të shpëtoni nga xhelozia njëherë e mirë?

Kur xhelozia sjell debate dhe probleme në marrëdhënien në çift, ju duhet të ndaloni së qeni xheloz/e! E dimë që nuk është kaq e thjeshtë, por ka disa taktika fare të thjeshta që mund të të ndihmojnë për ta kapërcyer këtë fazë.

Ndoshta, mund të mësoni të kontrolloni veten? Xhelozia dëmton jo vetëm partnerin, por edhe juve! Ju vuani të dy dhe pas kësaj nisin dyshimet, kontrollet, pasiguritë dhe kështu nuk do të jeni në gjendje të shijoni raportin në çift, momentet e bukura bashkë e plot situata të tjera.

Por, si të shpëtoni nga xhelozia e tepruar dhe të shijoni në maksimumin marrëdhënien në çift? Ja katër hapa të thjeshtë:

1 Mos bëni krahasime me historitë e kaluara

Ndodh që xhelozia të shkaktohet për shkak të përvojave të kaluara në të cilat jeni tradhtuar ose keni tradhtuar. Por, kujdes! E kaluara nuk duhet të përcaktojë të ardhmen, ndaj mos e krahasoni lidhjen e momentit apo veten me historitë e kaluara.

#2 Jepini hapësirë partnerit/es

Mungesa e besimit nxit xhelozinë. Nëse e keni bindje se duhet të jeni prioriteti i vëmendjes dhe mendimeve të partnerit/es e keni gabim! Ju nuk doni një kukull në krahun tuaj, por një njeri që ka edhe një jetë të vetën, ka punë, shoqëri e miq të tjerë që i mbushin përditshmërinë.

3# që ai/ajo nuk është perfekt

Partneri/ja është një qenie njerëzore dhe për këtë arsye është i/e papërsosur. Mos prisni që ai/ajo të bëjë ose të thotë gjithmonë gjënë e duhur. Njerëzit xhelozë shpesh priren t’i ekzagjerojnë ngjarjet, nga frika ose nga paragjykimet.