Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Si të zgjidhni bukën e duhur për të mos shtuar peshë?

Buka është një nga kënaqësitë e thjeshta të jetës. Por kur vjen puna te humbja e peshës, një nga gjërat e para që me siguri përgatiteni për të reduktuar është pikërisht buka.

Megjithatë nuk ka pse të jetë kështu, ashtu si të gjitha ushqimet, ajo duhet të shijohet.

E mbushur me karbohidrate dhe miell të rafinuar, buka është kthyer në është armikun e ri.

Por, besojeni ose jo, ju ende mund të konsumoni bukë dhe të mos shëndosheni.

AgroWeb.org në këtë artikull ju jep disa këshilla për të shmangur shtimin në peshë nga konsumi i bukës.

Gjithmonë zgjidhni bukë më drithëra të plota

Mbani mend se nëse përbërësit në etiketën e bukës shkruajnë: sheqer, sakarozë, fruktoza, shurup misri, miell i bardhë ose gruri, buka dhe ushqime me përbërës të njejtë, përmbajnë kryesisht karbohidrate të thjeshta dhe duhet të kufizohen.

Një ushqim konsiderohet “kokërr e plotë ” vetëm nëse në paketim shkruhet “drithëra ose grurë i plotë “.

Të kuptuarit e listës së përbërësve, të paktën ato më baziket, është një hap i madh për tu ushqyer mirë.

Zgjidhni bukë integrale

Krahasuar me bukën e zakonshme, buka integrale përmban më tepër lëndë ushqyese.

Ato gjithashtu ju ngopin më shpejt, janë shumë të shijshme dhe kanë një indeks më të ulët glicemik, i cili parandalon rritjen dhe rënien e shpejtë të sheqerit në gjak.

Zgjidhni bukë me grurë organik

Gruri ka ndryshuar gjatë 50 viteve të fundit dhe kultura e përgatitjes së tij nuk është më e njëjta si ajo e të parëve tanë, shpjegojnë ekspertët.

Ndërkohë që shumë kërkime kryhen rreth rolit të pesticideve dhe kimikateve në shëndetin tonë, gruri organik ka një ekspozim më të ulët ndaj tyre.

Prandaj ai është një mundësi më e sigurt.

Kërkoni për bukë të fermentuar

Procesi i fermentimit të bukës mundëson një sasi bakteresh të shëndetshme, që ndihmojnë në balancimin e sistemit të tretjes dhe përmirësimin e metabolizmit tuaj.

Kërkoni bukë me krunde, elb dhe thekër

Ato janë disa aleatë të vërtetë kur bëhet fjalë për bukën.

Këto ushqime janë të pasura me fibra, përmbajnë beta-glukan, një fibër e tretshme që rrit sasinë e kohës që duhet për zbrazjen e stomakut tuaj dhe parandalon rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak.

Shoqërojeni bukën tuaj me yndyrna të shëndetshme

Nëse shoqëroni bukën me yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit, jo vetëm që do të parandaloni konsumimin e tepërt të bukës, por gjithashtu do të shtoni një aromë dhe shije të këndshme.

Përgatisni një sanduiç më të shëndetshëm

Ka shumë mënyra të thjeshta për të shijuar një sanduiç me pak bukë ose pa bukë.

Ju mund të zëvendësoni simitein me marule, dhe të mbështillni me të të gjithë përbërësit që do të shtonit në sanduiçin e zakonshëm.

Akoma më mirë do të jetë nëse vendosni të ekspermentoni dhe të shtoni përbërës të tjerë./AgroWeb