Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave.
Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.
Këto të fundit ndikojnë te humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.
-Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.
Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.
Ndryshimet hormonale, cilat janë ushqyesit më të nevojshëm
Ekspertët kanë zbërthyer listën e ushqyesve më të nevojshëm kundër ndryshimeve hormonale.
Vitaminat B
Vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat por jo vetëm kaq.
Ato janë të domosdoshme për funksionet e hormoneve.
Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi.
Acidet yndyrore Omega-3
Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.
Acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut.
Omega-3 mund t’i gjeni tek ushqimet si salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose te suplementët farmaceutikë.
Probiotikët
Ekspertët e kanë shpjeguar shumë herë lidhjen e fortë që ekziston mes stomakut dhe shëndetit hormonal.
Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale.
Çfarë janë probiotikët dhe ç ‘rol luajnë ata?
Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.
Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.
Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.
Probiotikët ndihmojnë për të baraspeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.
Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.