Receta perfekte për mini-picat e shtëpisë
6 persona
Përberësit:
- Për picën — 300g miell për gatim
- 1 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë — Gjysmë luge çaji me kripë
- 180 ml ujë të ngrohtë — Për salcën
- 2 lugë çaj me vaj ulliri — Çerek luge me hudhër pluhur
- Çerek luge me erëza të thata siç janë rigoni, rozmarina, borziloku, sherebelë e të tjerë — Një majë luge çaji me kripë
- 200 ml salcë domatesh — Një filxhan e çerek me djathë mocarela të grirë
- Speca të prerë në copa të rrumbullakëta
Përgatitja
Kalojeni miellin në sitë dhe hidheni në një enë të gjërë. Shtoni majanë, kripën dhe ujin dhe punojeni për 5 minuta. Ndajeni brumin në toptha. Lëreni në një vend të ngrohtë deri sa brumi të ketë ardhur për një orë. Përhapeni brumin e topthave në formë rrethore dhe vendoseni në një tepsi.
Ngroheni furrën në 200 gradë.
Në një tenxhere vendosni vajin. Shtoni hudhrat e grira ose pluhurin hudhër, erëzat dhe kripën.
Përdorni një furçë pastiçerie dhe me të lyeni tavën me këtë vaj. Më pas futni pitet e vogla e të rrumbullakëta. Lyejini në sipërfaqe një e nga një me vajin e mbetur.
Piqini në furrë për 5 minuta deri sa pitet të formojnë kore dhe të marrin një ngjyrë të artë. Hiqeni tavën dhe më pas hidhni nga dy lugë çaji me salcë në secilën prej formave.
Shpërndajeni djathin dhe specat. Vendoseni tavën sërish në furrë dhe piqini për 7-8 minuta deri sa djathi të jetë shkrirë.
/teve1.info/