Shumica prej nesh kanë sekrete familjare, por sekreti i një nëne prej 30 vitesh është tjetër nivel.
Për “Dear Terapist” ajo rrëfen se si erdhi në jetë vajza e saj e vetme. 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.
Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta është tepër e rëndë nëse do merrej vesh.
“Vajza jonë tani është 30 vjeç. Si t’i themi që ‘babai’ është gjyshi, ‘vëllai’ është babai i saj, ‘motra’ është tezja?”, thotë gruaja.
Më tej shton: Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të shqetësuar, duam t’i themi të vërtetën, por nuk e dimë si do e presë.
Histori të tilla janë gjithmonë të paparashikueshme. Në vitin 2022, shkrimtarja Laura Friedman Williams tregoi publikisht për rastin e saj kur mori vesh se babai i saj nuk dihej pasi kishte qenë thjesht një dhurues sperme. Ka dhe shumë fëmijë të tjerë që nuk e falin një gënjeshtër të tillë.
Psikologët thonë se ky lloj i veçantë sekreti, ku e gjithë familja e di të vërtetën me përjashtim të një personi, mund të jetë shumë i rrezikshëm.
Zbulimi i të vërtetave tronditëse rreth atësisë është një përvojë gjithnjë e më e zakonshme.
Po bëhet kaq e zakonshme, në fakt, sa avokatët që specializohen në ligjin familjar dhe atësinë kanë raportuar një rritje ekstreme të rasteve.
Një test ADN-je ka sjellë një sërë ndryshimesh në marrëdhëniet njerëzore të ndërtuara prej vitesh dhe rrallë herë ka funksionuar për mirë, pasi në të shumtën e rasteve ato janë shkatërruar.
Megjithatë terapisti i “The Atlantic” i tha gruas se e vërteta sado e trishtë të jetë, i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.”E vërteta do t’ju bëjë të lirë“, thekson ai./tvklan.al