Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacioni që zbardhi 6 vrasje të grupit të Laert Haxhiut, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani.
Në emisionin “Opinion”, Lala tha se për herë të parë policia përdori pajisjen IMSI Catcher për të arrestuar Artan Tafanin, i cili pak kohë më parë grabiti një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas gazetares, Artan Tafani ka rrëfyer rreth 20 vrasje, nga të cilat 6 janë zbardhur dhe janë me autorësi. Ndërsa të tjera janë në fazë verifikimi.
“Për herë të parë policia shqiptare përdori IMSI Catcher për ta identifkuar dhe e identifikoi në një hotel në zonën e Lushnjes. Nga ky moment u shoqërua dhe u vu përpara faktit që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Alban Semakut që dikur kja qenë pjesë e bandës së Aldo Bares. Flimisht i kundështoi por kur prokurorët i vunë një pamje filmike ku e kishte marrë viktimën në shtëpinë e vetë, pra e kishte pritur përjashta dhe e kishte shoqëruar në drejtim të Peqinit ku i gjet i vrarë, pranoi të bashkëpunonte dhe në fakt ka rrëfyer jo vetëm 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Ka rrëfyer shumë, 6 janë me autorësi dhe disa atentate te tjera. Po ka rrëfyer të paktën te rreth 20 vrasje për të cilat është duke u punuar. Ka dijeni për disa prej tyre”, tha Lala.
Laert Haxhiu konsiderohet kreu i grupit të vrasësve dhe policia arrestoi sot 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.