Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si u liruan 3 policët e Kosovës? Avokati: Vuçiç mori urdhra të prerë nga SHBA

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor në Veri janë liruar.

Avokati Skënder Musa tha në një intervistë për Euronews Albania se ky vendin ka ardhur pasi Serbia zbatoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kemi pasur të bëjmë fare me një veprim apo një vendim ligjor apo juridik, por me një presion të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh avokati.

Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.