Sibel Halimi është emëruar drejtoreshë e re e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, transmeton Telegrafi.
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nataShqetësuese rastet e dhunës në familje“Ëndrra e shkretëtirës”, Arabia Saudite me tren luksoz – do të përshkojë 800 milje nëpë…Gruaja në Melburn prej pesë vitesh fjeti pranë kufomës së kalbur të vëllait – fqinjët v…
“Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.Ajo është poete dhe autore e librave me poezi si: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi”, “Zoti më dashuron mua” (2022) si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017)”, thotë Rama.
Në postimin e bërë në Facebook, Rama thotë se nga viti 2004, Sibel Halimi merret aktivisht me studime e kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë, duke trajtuar problemet socio-filozofike.
“Prej vitit 2014 – 2018 ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Departamentin e Filozofisë dhe atë të Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe për dy mandate ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës. Sibelit i uroj mirëseardhje, dhe punë të mbarë në detyrën e saj të re”, shkruan Rama.
Tutje, ai ka pohuar “jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i saj do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”./Telegrafi/