Ka filluar në Prishtinë marshi protestues për vrasjen e 21-vjeçares, Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Pankartat që po shihen në paradën e marshit protestues janë: “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Poshtë sistemi patriarkal”, “Edhe sa thirrje të humbura”, e të tjera.
Ky marsh protestues është i fundit në kryeqytet duke kërkuar mbrojtjen e grave dhe vajzave në Kosovë, të cilat kohëve të fundit po vriten mizorisht nga meshkujt dhe bashkëshortët e tyre, e nuk po reagohet nga institucionet gjegjëse.
21 vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu brenda Qendrës Sociale në Ferizaj, ku nga të shtënat mbeti i plagosur edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Marshi u organizua nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.