Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Siguria në Ballkanin Perëndimor-Rama takohet me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rama ka shkruar se ky është takimi i parë me holandezin si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Bruksel, pasi Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.