Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinani akuza Shqipërim Arifit: A do të shpëtojë sërish krimi i organizuar serb

 
   

Ish-kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, foli në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ajo ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual të Preshevës duke thënë se për të shpëtuar veten ka pasur kontakte me krimin e organizuar në Veri.

Më tej ajo nënvizoi se Arifi nuk pati sukses në drejtimin e komunës dhe për këtë arsye lëshon akuza të herë pas hershme.

“Beogradi zyrtar ka përdorur deri më tani një politikë të përçarjes dhe të përvetësimit të personave të afërt me strukturat e tij në Sanxhak. Kryetari i tanishëm i Komunës së Preshevës, për të shpëtuar seancën e fundit ka pasur dhe kontakte me krimin e organizuar të Veriut dhe tani të shohim dhe në seancën me 22 tetor a do ta shpëtojnë prapë. Këto metoda të shpërndarjes do të përdor Beogradit.

Këto lidhjet me Vulin, kanë qenë dhe janë të Zotit Arifi, kanë qenë dhe me grupet e tij kriminale, dhe tani mossuksesi i tij për të udhëhequr komunën e Preshevës fshihet në akuza që i bën karshi meje dhe karshi Republikës së Kosovës, dhe as një akuzë nuk ia bën Serbisë” – tha ajo.