Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinani: Në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik në heshtje

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Luginën e Preshevës po bëhet spastrim etnik i heshtur, duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë.

Sinani ka thënë se policia fshin adresat nëse shkon te një shtëpi dhe nuk e gjen askënd aty.

Poashtu ajo ka thënë se në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar.

“Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë. Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në një farë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/

Tags: