
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me rastin e 28 Nëntorit, ka uruar të gjithë shqiptarët, duke përmendur sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen bashkëkombësit në Luginë për shkak të diskriminimit dhe shtypjes sistematike që përjetojnë.
“Është e trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar,” ka thënë Sinani, përmes një postimi në Facebook.
Për herë të parë, Festën e Flamurit Kombëtar këtë vit po e organizojnë në Luginën e Preshevës Komuna e Preshevës, Ambasada e Shqipërisë,dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Ajo ka theksuar po ashtu rëndësinë e unitetit në këtë kohë sfidash.
“Duhet të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar për të luftuar për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” tha ajo.