Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan. Dyshimet janë se e njëjta ka kryer vetëvrasje.
Nga Sindikata kanë thënë se duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të saj.
“SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhëm raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Rastin e ka konfirmuar dje zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë ai.