Sindikata e Re e KEK-ut sot mban protestë.
Me anë të së cilës kërkoj rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.
“Kjo protestë do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin “Nënë Tereza”, përpara zyrave të KEK-ut në Prishtinë.
Kjo protestë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe institucioneve përkatëse ndaj kërkesave të ligjshme dhe të drejta të punëtorëve të KEK-ut”, njofton Sindikata e Re e KEK-ut.