Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinjali radiofonik vjen në Tokë prej 35 vitesh, mister origjina

Një burim i panjohur dërgon që prej vitit 1988 sinjale radiofonike drejt Tokës. Kështu shprehen shkencëtarët, por prej 35 vitesh nuk kanë mundur që të zbulojnë origjinën që po i dërgon ato drejt Tokës.

Natyra e këtyre valëve radiofonike është e tillë që nuk përshtatet me ndonjë model që tenton t’i shpjegojë ato. Sipas asaj që shkruan The Independent, sinjali ka ardhur në mënyrë të rregullt për 35 vjet nga 20 minuta.

Emetimi duket si diçka që i ngjan një shpërthimi milisekondësh që vjen nga pulsarët ose valët e shpejta të radios. Por burimi i ri i zbuluar dërgon sinjale radiofonike që pulsojnë në një periudhë prej 21 minutash, diçka që më parë mendohej e pamundur.

Pulsarët janë yje neutronë që rrotullohen me shpejtësi duke hedhur në hapësirë sinjale radiofonike. Kur një prej këtyre sinjaleve kalon në Tokë, merren shkurt dhe me shkëlqim. Shembulli për ta shpjeguar është ai i farit që ka një dritë dhe që rrotullohet. Nëse ndodhesh përballë farit mund ta shikosh dritën për disa sekonda derisa rrotullohet dhe të vijë sërish përballë.

Shkencëtarët besojnë se procesi funksionon kur fusha magnetike e pulsarit është e fortë dhe rrotullohet me shpejtësi të mjaftueshme. Nëse jo, atëherë nuk do ketë mjaftueshëm energji për ta parë pulsarin nga Toka. Kjo ka çuar në zhvillimin e teorisë “vija e vdekjes” së pulsarit, që sugjeron se burimet duhet të rrotullohen shpejt dhe shumë fort që të detektohen.

Objekti i ri i zbuluar, i quajtur GPMJ1839-10, është përtej “vijës së vdekjes”. Nëse është pulsar atëherë duket se funksionon në një mënyrë që shkencëtarët e mendonin të pamundur.

Shkencëtarët mendojnë se mund të jetë një “xhuxh i bardh”, një yll i vogël shumë i dendur ose një magnetar, një yll neutron me një fushë të pabesueshme magnetike. Por ato nuk dërgojnë sinjale të këtij lloji.

Pasi zbuluan sinjalin së fundmi, kërkuesit kërkuan nëpër arkivat radiofonike dhe zbuluan se ky burim përsëritej për të paktën 35 vjet./