Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sipas Krasniqit, dhuna në Kuvend ishte skenar i Qeverisë Kurti

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për nxitjen e dhunës në Kuvend.

Krasniqi tha se skena të tilla nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, por tha se në të njëjtin vend në të kaluarën është hedhur gaz lotsjellës e janë bërë sulme ndaj ish-kryeministrave.

“Fatkeqësisht, Kuvendi i Kosovës ka parë skena shumë më të rënda e më të vështira sesa kjo, por është i njëjti Kuvend, e njëjta sallë, ku ne kemi përjetuar hedhjen e gazit lotsjellës, sulmet kundër ish-kryeministrave, qeveritarëve, deputetëve, por padyshim se ato nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.

“Ishte një tendencë dhe një gatishmëri e pakuptimtë, e paarsyeshme, për ta eskaluar situatën dhe është hera e parë që kemi një nxitje drejtpërdrejte nga eksponentët më të lartë të Qeverisë për të pasur dhunë në Kuvend”, deklaroi ai.