Rruga kryesore në qytetin provincial Kuinetra në regjionin e Sirisë Jugore është bllokuar me pirgje prej balte, trungje palmash të rëna dhe copë metali që duket të ketë qenë më parë semafor. Në anën tjetër të barrierave, një tankë izraelite mund të shihet duke manovruar në mes të rrugës.
Forcat izraelite kanë hyrë në zonën – që eshtë zonë e mbrojtur dhe patrulluar nga U.N. në Lartësitë e Golanit me marrëveshje të armëpushimit më 1974, ndërmjet Sirisë dhe Izraelit – menjëherë pas rënies së presidentit Bashar Asad muajin e kaluar pas luftës civile 13-vjeçare.
Ushtria izraelite ka bërë inkursione ne territorin sirian jashtë zonës së mbrojtur, duke nxitur protesta nga banorët lokal. Ata thanë që forcat izraelite kanë rrënuar shtëpi dhe I kanë penguar farmerët që të shkojnë në fushat e tyre në disa zona. Së paku në dy raste, është raportuar se trupat izraelite kanë hapur zjarr në protestuesit që janë afruar.
Banorët e Kuinetrasë, hapësirë bukolike në dukje e qetë me fshatra të vegjël dhe ullishte, thanë se jane të frustruar si nga avancimi izraelit në tokat e tyre, poashtu edhe nga mungesa e aksionit nga autoritet e reja të Sirisë dhe komuniteti ndërkombëtar, për të i parandaluar ato, siç raporton Associated Press./teve1/
Tags: siri kuinetra