Analisti Fidan Ukaj, ka komentuar situatën e tensionuar në Kosovë, ku është shprehur se një presion i tillë ndaj institucioneve të Kosovës ka ndodhur dhe më herët.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se i vetmi mekanizëm që mund të formojë një draft-statut që të jetë legal është përmes një grupi menaxhues.
“Një presion i tillë ndaj institucioneve të Kosovës ka ndodhur dhe më herët dhe mesa duket do të jetë një përsëritje e këtij presioni nga ana e Serbisë dhe Vuçiç. I vetmi mekanizëm që mund të formojë një draft-statut dhe të jetë legal është përmes një grupi menaxhues.
Me formimin e këtij asociacioni janë jo legale dhe do të bien në kundërshtim me institucionet e Kosovës”- tha ai.