Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Situata në veri dhe çështjet e sigurisë – drejtori i policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

 
   

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, major gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së.

Gjatë këtij takimi është biseduar për vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, përfshirë vlerësimin e situatës në veri të vendit.

“Ky ishte një takim i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që mban Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët.