Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Situata në veri/ Kërkohet mbajtja e zgjedhjeve: Kosova dhe Serbia të i japin fund konfliktit mes vete!

 
   

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha në një bised për “Bota sot”, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti në sigurinë e vendit.

Ai ka folur në veçanti për situatën në veri.

Hoxha thekson që pjesa e veriut është pjesë e cila do të diskutohet në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Kosova përforcime ushtarake dhe policore nuk ka nevojë të bëj në veri, aty duhet të sigurojnë zgjedhje të reja dhe pastaj të shihet si do të formohet bashkësia e komunave atje.

“Problemet e fundit në veri , reagimi i BE, KFOR-i dhe NATO bënën të kuptojnë Serbinë dhe Kosovën që ajo pjesë e Kosovës nuk zgjidhet në variantin e Qeverisë së Kosovës që të shtrien qeverisjen në atë pjesë por as në variantin e Serbisë që ta menaxhon atë pjesë të Kosovës .

Pra Kosova dhe Serbia e kanë kuptuar se ajo pjesë e Kosovës është rezervuar për të biseduar dhe për t’i dhënë fund konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës , është lënë pjesë për balancim të terezisë mes dy vendeve e që Serbia por edhe Kosova e din mirë çka duhet të bëjnë por për momentin nuk janë të gatshëm as Kuvendi i Serbisë me ndryshu kushtetutën e saj , me largu Kosovën nga kushtetuta si pjesë të vetën por edhe Kosova duhet t’i lejojë që veriu të formoj Bashkësinë e Komunave me pakicë serbe në Kosovë por si shumicë në ato komuna , e kufiri i asaj bashkësie ( zajednice ) gradualisht do të jetë hekur i nxehtë ku do ta rrahin deri sa të bëhet kufi mes serbëve dhe shqiptarëve dhe Serbia pastaj nuk do të përzihet në pjesen tjetër të Kosovës por vetëm aty që do ta përgatit të bëhet pjesë e saj ngjajshëm si vepron me Republikën Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pra Kosova përforcime ushtarake dhe policore nuk ka nevojë të bëj në veri, aty duhet të sigurojnë zgjedhje të reja dhe pastaj të shihet si do të formohet bashkësia e komunave atje dhe afër statusi do të ketë ajo bashkësi”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.