Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Situatë e qetë dhe pa incidente në veri

 
   

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Kështu tha në një prononcim zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, ka mjaftueshëm forca të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

“Çdo gjë është qetë, nuk ka pasur ndonjë incident. Kemi forca të mjaftueshme policore”, ka thënë shkurt Elshani.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë arrestim tjetër që lidhet me sulmin terrorist të së dielës, Elshani tha se nuk pasur arrestime të reja.