Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Situatë e qetë në Leposaviq

Gjatë kësaj të shtuneje, në Leposaviq po mbizotëron situatë e qetë, me 30 protestues dhe asnjë media të pranishme.

Kujtojmë që dita e djeshme (e premtja e 16 qershorit) ishte e rëndë për gazetarët ku në drejtim të tyre u hodhën gurë e shok-bomba nga protestuesit në këtë komunë.

Nga këto sulme 9 gazetarë kanë pësuar lëndime serioze ku më seriozisht janë lënduar kamermani i RTK-së, Bardh Bekteshi dhe gazetari i portalit Arbresh, Pleurat Salihu.

Cak i këtyre sulmeve ishte dhe gazetarja e RTV Dukagjini Dorentina Thaçi, e cila është goditur me gurë në kokë.

Një situatë edhe më e rëndë, ka ndodhur me kamermanin e RTV Dukagjini, Leonard Berisha, në tentimin për tu larguar nga turma kriminale, ka vrapuar në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, por as këta nuk i kanë ofruar ndihmë.