Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.
Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona.
Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”.
“Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, tha ai.
Kritika të tilla ai kishte pasur edhe para gati tri vjetëve duke jep një mendim të tij.