Aktori i njohur Amos Zaharia ka rrëfyer se është në një lidhje dashurie, por pa i zbulua identitetin vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Ai ka treguar pak detaje nga romanca e tij, teksa është shprehur se partnerja që ka në krah nuk dëshiron që t’i lakohet emri në media.
Ndërsa zbuloi se vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën është në biznesmenë.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene”, rrëfeu aktori në Cherry on Top.
I pyetur nëse lidhja e tyre do të shkojë në një tjetër nivel, Amos Zaharia u përgjigj se: “Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë.”
Ndërkohë pak javë më parë, Amos Zaharia është fotografua nga Paparazzi i Panorama Plus nën shoqërinë e një vajze bjonde në një nga baret e kryeqytetit.
Nuk dihet nëse vajza në fjalë është partnerja e tij e re, apo një mikeshë e afërt e aktorit.
Dy të rinjtë janë të veshur sportiv dhe janë tërësisht të përqëndruar te njëri-tjetrit, duke mos e vënë re as objektivin e paparacit.