Bekim Qoku, përfaqësues i LVV në koalicionin VLEN dhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se nuk ka një “përplasje” mes dy kryeministrave Kurti dhe Rama.
Ai tha se në fakt lufta e vërtetë është mes figurave të korruptuara dhe figurave që luftojnë korrupsionin.
“Është kjo ideja se po bëhet një luftë albin Kurti dhe Edi Rama, por lufta e vërtetë është mes figurave të korruptuara dhe atyre që e luftojnë korrupsionin, figurave që duan progresin dhe atyre që ruajnë “status quo-n”, figurave që janë në linjë me politikat europiane dhe figurave anti-europiane dhe anti-amerikanë.
Duke cituar ambasadorin amerikan në Shkup, them se këtu “politikanët me anë të korrupsionit po u vjedhin shpresën të rinjve dhe qytetarëve të saj”,-tha Bekim Qoku.