Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Skandal në vete” – Kosova përplas eurodeputetin gjerman dhe zëdhënësin e BE-së

 
   

Një deklaratë e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, se Kosova nuk ka qenë e aftë të cillet në mënyrë evropiane për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të vendit, ka bërë që eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, të reagojë ashpër.

Bütikofer fillimisht reagoi mbrëmë [të premten] ndaj deklaratës së Stanos, duke e akuzuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë.

Ai ka kërkuar që Borrell të mbahet përgjegjës në Parlamentin Evropian për deklaratën e Stanos, për të cilin ka thënë se është zëri i shefit të tij.

“Gjuha, e cila [Stano] përdor, përbën skandal më vete! Kosova, thotë ai, ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë si ai i qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, duke përmendur në postim edhe diplomatin Borrell.

Ndryshe, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

 “Dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e eskalimeve aktuale është ndërmarrja e masave kundër Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së tyre që të nisin të sillen në një mënyrë europiane në deeskalim dhe për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për deeskalim”, tha Stano.