Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Skandali ‘5D’/ Opozita proteston sot para Bashkisë së Tiranës! Çfarë pritet të ndodhë?

Pasditen e sotme në orën 16:30 pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës në të njëjtën kohë që ‘Rithemelimi’ ka paralajmëruar se do zhvillojë protestën e pestë para Bashkisë të Tiranës, ku do kërkojë dorëheqjen e Erion Veliajt.

Nënkryetari opozitar i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, dorëzoi dje në bashki kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës duke futur tri pika të kërkuara edhe më herët.

Duke pretenduar se ka abuzime me buxhetin, ata kërkojnë kryebashkiakun Veliaj të raportojë para Këshillit Bashkiak.

Po ashtu, ngritjen e një komisioni të përhershëm financiar për të ardhurat, shpenzimet dhe procedurat e tenderimit, si dhe auditim të huaj se ku shkojnë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit.

Afro një javë më parë “Rithemelimi” kërkoi një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak, iniciuar nga skandali “5D” në Bashkinë e Tiranës, kërkesë e cila u refuzua.

Në deklaratën për mediat, Teliti, i cili dorëzoi kërkesën e cilësoi këtë veprim si mungesë transparence nga drejtuesi i bashkisë.

“Ata i thanë jo kërkesës për mbledhje jashtë radhe/të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak për të thirrur kryebashkiakun dhe trajtuar, debatuar e nxjerre provat mbi aferën ‘5D’. E qartë që ata kanë frikë të përballen me të vërtetat e hidhura.

Ata i thanë jo ngritjes së një komisioni të përkohshëm me karakter ‘quasi hetimor’ për të investiguar së cilat hallka kanë çeduar e lejuar abuzimin me fondet e buxhetit të bashkisë. E qartë që ata nuk duan transparencën” tha Teliti.