Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SKANDALI/ Shiten brenda 3 orëve, ku “avulluan” biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki

“Ku të gjejmë bileta për të parë ndeshjen?” kjo është pyetja më e dëgjuar e këtyre ditëve, pasi në faqen zyrtare të FSHF rezulton se të gjitha biletat për përballjen në Air Albania mes Çekisë dhe Shqipërisë, janë shitur.

Vetëm 3 orë janë dashur dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave vëmë re se kemi të bëjmë me një “Sold Out”.

Ndoshta shumë nuk janë informuar që ato dolën në shitje, e të tjerë mund të kenë qëndruar me orë të tëra në faqen e FSHF-së duke mbajtur radhën, por pasi ishin afruar mundësisë për të blerë biletën e tyre, e shihnin veten sërish në fund të radhës.

Por kujt iu shitën këto bileta, për të cilat FSHF nuk jep një shpjegime, por hesht?

Bëhet fjalë për rreth 20 mijë bileta, përjashto kuotat për Tifozët Kuqezinj dhe ndonjë ftesë që FSHF bën apo shpërndan falas, të cilat mëngjesin e sotëm kanë dalë në treg të zi me minimalisht trefishin e çmimit.

Në një vëzhgim në faqet online, vihet re se njoftimet për shitjen e biletave me shumë nga 200 euro apo dhe më tepër nuk mungojnë. Në këtë pikë, një qytetar që kërkon të jetë në tribunë në Air Albania, duhet të paguajë biletën deri në 10 herë më shtrenjtë. Shqipëria luan dhe 3 ndeshje të mbetura në rrugëtimin drejt Euro 2024, ndaj Çekisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar dhe lekët iu janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.

Ky është një skandal dhe askush nuk po mban përgjegjësi.