
Skender Hyseni në një postim të tij në Facebook ka kujtuar veprimtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafën.
Hyseni shkruan se e kujton me mall kolegun dhe mikun Xhemajl Mustafa, duke e quajtuar si intelektual dhe veprimtar të shquar të lirisë.
Postimi i plotë:
Sot, në 24-vjetorin e vrasjes së tij, e kujtoj me mall kolegun dhe mikun tim Xhemajl Mustafa. Ishte intelektual dhe veprimtar i shquar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!
S.H.