Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

”Skenderbeu” në tribunë – Mbushet me ngjyra Kuq e Zi stadiumi në Dortmund

Teksa jemi vetëm pak orë larg ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet në Dortmund, në stadiumin “Signal Iduna Park”, lojtarët e të dyja kombëtareve kanë mbërritur në stadium.

Po ashtu tribunat kanë filluar të mbushen me tifozë, ndërsa deri më tani është i pushtuar vetëm nga tifiozët shqiptarët.
Në shkallët e stadiumit është evidentuar një tifoz tepër i veçantë, i cili personifikon heroi tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.