Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sllovenia në orë të vështira, shqiptari nga Kosova jep bukë falas

Një shqiptar nga Kosova është bërë lajm në mediat sllovene, pasi në këto orë të vështira për këtë vend ish-jugosllav, por pak ose aspak ballkanik në traditë, si pasojë e përmbytjeve të rënda, del në pah humaniteti i individëve si ky me emrin Alban Memqaj.

Ai, si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standart të lartë jetese.“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

“Për çdo gjë mos ngurroni të na kontaktoni në numrin e telefonit 040778474”, e mbyll thirrjen ai.