Sllovenia edhe zyrtarisht ka marrë vendim që ta njohë shtetin e Palestinës.
Parlamenti slloven të martën votoi me 52 pro njohjes, pa asnjë votë kundër nga asambleja prej 90 vendesh. Ligjvënësit e mbetur abstenuan nga votimi.
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka njoftuar se vetëm zgjidhja me dy shtete mund të çojë në paqe në Lindjen e Mesme.
“I dashur popull i Palestinës, vendimi përfundimtar i sotëm i Sllovenisë është mesazh shprese dhe paqeje. Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dyjave kombeve, palestinezët dhe izraelitët”, ka thënë Fajon.
Vendimi i Sllovenisë erdhi disa ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën Palestinën, i cili u sulmua nga Izraeli, njoftoi Euronews.