Smajl Latifi takoi komandantin e ri të Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Rajonit Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara.
Ai me këtë rast ka uruar kolonelin Francesco Ferrara për suksese në detyrën e re dhe e falënderoi për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in në projekte të ndryshme.
“Biseduam për gjendjen në përgjithësi të komunës sonë, për sfidat dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.