Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Smakiqi: Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë kufizime për TikToku-n

 
   

Rastet denigruese dhe aktet e dhunës të shfaqura në Tik-Tok, fatkeqësisht kanë prodhuar dhe viktima në Shqipëri.

Kjo, ka alarmuar edhe Qeverinë e Shqipërisë të marrë vendim që të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se TikTOku është i padobishëm për ekonominë dhe shoqërinë kosovare.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin vendim që të krijojnë kufizime për përdoruesit e TikTok.

“Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të krijojnë kufizime në përmbajtjen e TikTokut, që personave të moshave jo madhore mos tu krijohet qasje ku ka përmbajtje të krimit, narkotikëve, te dhunës, etj”, ka thënë ai.

Tutje Smakiqi ka thënë se, përmbajtja e TikTok po krijon modele të dëmshme për të rinjtë.

“Mendojë që TikToku nuk është aplikacioni i vetëm ku mund të bëni marketing dhe milionerët e TikTokut i kemi edhe në Kosovë, nuk e di që i kanë krijuar të mira shoqërisë, por e di që krijojnë të mira. Mirëpo ata nuk janë një model i mirë, shihen si gangster, nuk kanë nivel të mirë”, ka thënë Smakiqi.