Beatrix ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit Albano Bogdo
Këngëtarja Beatrix Ramosaj i është përgjigjur për herë të parë publikisht aktorit Albano Bogdo i cili e ofendoi në një emision televiziv.
Ajo shprehet se me fjalët e tij të pavërteta, Albano nuk ka ofenduar atë dhe familjen e saj, por vajzat shqiptare. Beatrix ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit në fjalë.
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.
Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.
Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!
Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.
Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.
P.S.
E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!” – shkruan Beatrix Ramosaj.