Sociologu Jeton Brajshori, pas vrasjes së rëndë të Lulzim Fejzullahut, ka pyetur se “përse institucionet e Drejtësisë duhet t’i mbyllin sytë krahas njerëzve të fortë?”.
“Pse personi i cili mendon që ka të mirat materiale, është mbi ligjin, është mbi të tjerët? Pse prindërit i krijojnë fëmijët të mendojnë se janë mbi të tjerët? Me cigare në gojë? Me revole shtin, me vozitë pa leje, e merr veturën del ban çka dush? Çka është problemi këtu? Pse institucionet duhet me i mbyllë sytë karshi njerëzve cilët janë kushtimisht “ma të fortë”? Pse duhet me pasë drejtësi selektive për një person i cili është jetim?”, është shprehur Brajshori.
Tutje, ai ka theksuar se nga publikimi i videos e vetmja gjë që duhej bërë ishte blur, por prapëseprapë kjo ka ndihmuar në zbardhjen e fakteve.
“Në qoftë se thjeshtë se kemi parë këtë video, kishte mundur që ndoshta që viktima kishte mundur të ishte agresori. Pajtohna që duhet me qenë bluur, por na ka ndihmuar shumë. Duhet të ndërrohet urgjent ky ligj sa i përket gjërave të tilla. Është jashtëzakonisht shqetësuese se një adoloshent me nëntë vepra penale të dalë me video duke shtirë me revole në ajër”, ka thënë Brajshori.
“Si dhe problemi i vetëm është pajtueshmëria e prindërve ndaj veprave të fëmijëve adoloshentë, të rinj të cilët postojnë videopërmbajtje të tilla dhe nuk reagojnë aspak”.
Madje, ai ka theksuar se “edhe në nivelin global dhuna ka prodhuar dhunë”. Dhe i referohemi një thënieje të Max Webber, që ka thënë se në raste të tilla duhet të veprojmë “të ftohtë”.