Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sondazhet, paralajmërim për zgjedhje të reja”, analisti tregon pse Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje

 
   

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në njërën nga televizionet u publikua një sondazh për zgjedhjet në Kosovë, sondazh ky që fitues nxjerrë partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas sondazhit të realizuar nga “UBO Consulting”, nëse zgjedhjet në Kosovë do të mbaheshin të dielën, atëherë Vetëvendosje do të merrte 48.5%, e pasuar nga PDK-ja me 18.2 për qind, kurse e treta LDK-ja me 17. 9% dhe AAK-ja me 6.8%

Por analisti politik Nexhat Haziri po e quan këtë sondazh të porositur nga pushteti aktual në Kosovë. Madje sipas tij, ky sondazh është një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

 Image
 Nexhat Haziri 
 

“Sondazhet e porositura nga partitë politike tashme ne fund te vitit, janë paralajmërim për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend”, shprehet Haziri.

“Pra nuk është për tu habitur kur partia në pushtet, VV-ja del me një sondazh të tillë e që është tentim për ta manipuluar opinionin me shifra të imagjinuara ku realiteti i qeverisjes së kryeministrit Kurti demanton rezultatet e shpifura. Dhe ky realitet është se vendi po thellohet në krizë ekonomike e sociale, i sanksionuar nga BE dhe SHBA, me imazh të rrënuar në rrafshin ndërkombëtar dhe me një subjektivitet të lënduar shtetëror”, shton Haziri.

Por pse vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme sipas Nexhat Hazirit?

“Dhe marrë parasysh të gjitha këto sondazhet e porositura nga pushtetit, përveç që janë paralajmërim se vendin do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, janë edhe tallje me qytetarët. Kurti mund ta qojë vendin në zgjedhje për ta prolonguar formimin apo zbatimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, dhe tentimi i tij për ta zgjeruar koalicionin qeveritar me njërën nga tri partitë politike që aktualisht përbejnë opozitën”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.