Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sopiani për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën

 
   

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopiani, duke folur për kërcënimet që vinë nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen.

Ai e bazon këtë në qëndrimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha por edhe përgatitjen e pjesëtarëve të këtij institucioni.

“Policia e Kosovës është e përgatitur për t’u përballur me çfarëdo situate që është në fushëveprimin e saj”, ka thënë Sopiani në Info Magazine të Klan Kosova.

“Situata është e brishtë, por jo më e brishtë se vitin e kaluar. Duke njohur drejtorin dhe disa pjesëtarë të policisë, po them që nuk jam i shqetësuar. Jam i sigurt se policia dhe menaxhmenti e dinë si të ballafaqohen me situatën”.