Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sopjani: Franca do të vazhdojë të ndihmojë Serbinë

 
   

Avokati, Shkëlzen Sopjani ka thënë se gjatë fushatës së Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave të KiE, Serbia ka pasur mbështetjen e Francës vazhdimisht dhe ajo do të vazhdojë edhe tutje.

Sopjani ka theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka shprehur haptazi ambicie për anëtarësimin e saj në Brix.

“Franca e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të e ndihmoj Serbinë. Përkundër që Serbia është i vetmi vend që haptazi janë kundër integrimeve euroantlantike. Haptazi kanë shprehur ambicie në Brix. Brixi është e kundërta e integrimeve euroantlantike. Vizita e Xi Jimping, presidenti kinez në Serbi, se si u prit dhe si rrijke Vuqiqi. Kina është investori më i madh në Serbi, Kina nuk i ka vnu sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë”, shtoi Spojani.

Sa i përket kushtëzimit të Francës për Serbinë, Sopjani theksoi se takimi nuk ka qenë aq rezultativ, pasi Franca e kushtëzoi Serbinë për blerjen e airoplanëve ushtarak.

“Takimi i Vuçiqit me Macronin, nuk ka qenë shumë rezultativ takimi në të priturat e Serbisë. Pasi Serbia ka pritur të blejë dhjetë airoplan ushtarak. Mirëpo Franca e ka kushtëzuar blerjen e tyre, por që faktikisht NATO e ka kushtëzuar Francën që me kushtëzu Serbinë. Me arsyetimin që teknologjia e NATO-së me ra në dorë të Serbisë është njësoi sikurse me ra në dorë të Rusisë”;, theksoi Sopjani.