Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sopjani: Kosova ka kapacitete të mëdha për t’u mbrojtur, Serbia nuk ka guxim për veprime lufte

 
   

Pavarësisht kërcënimeve, e pozicionimit të ushtarëve serbe rreth kufirit, ish inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani thotë se Serbia nuk ka guxim të ndërmarr ndonjë veprim që con drejt një lufte.

Ai ka thënë që pasojat e veprimeve ushtarake, do t’i marr direkt Serbia, pasi që sipas tij, Kosova ka kapacitete të mëdha për t’u mbrojtur.

“Duhet ta kemi parasysh edhe faktin se raporti i forcave nuk është ai i viteve 1990 dhe se kapacitetet mbrojtëse të Kosovës janë dukshëm më të mëdha, dhe kur kësaj ja shtojmë edhe prezencën e NATO në Kosovë dhe po ashtu edhe rrethanat gjeopolitike në rajon, atëherë nuk vlerësoj se Serbia ka luksin për ndonjë aventurë të përmasave të një lufte.

Kjo pasi që pasojat më të mëdha do i barte ajo vetë dhe sado që kërcënohet nga ana e Serbisë, prapë nuk e vlerësojë se e kanë guximin për një ndërmarrje të kësaj natyre”, deklaroi ai.