Avokati Shkëlzen Sopjani, ka thënë se problemi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është se i njëjti i është ekspozuar amerikanëve dhe evropianëve si një njeri jo i fjalës, si një nacionalist e shovenist, si një dashamirës i kriminelëve të luftës.
Sopjani ka thënë se pas zgjedhjeve, në Serbi do të ketë trazira e tendenca për ta ndërruar pushtetin.
“Problemi i Vuçiqit është fakti që është ekspozuar para faktorit ndërkombëtar, ka dal në sheh si një person që nuk është i fjalës, si një person i cili përkundër zotimeve të bëra, prapë në shpirt në gjenezë është ai personi që ka qenë para luftës, apo gjatë luftërave në Ballkan, një shovenist, një nacionalist i skajshëm, një huligan dhe një dashamirës i kriminelëve të luftës… Po shihet se është njeri i Rusisë. Do të ketë probleme në Serbi, do të ketë trazira dhe tendenca seriozë për të ndërruar pushtetin. Serbia e ka edhe një mundësi të fundit që të drejtohet nga perëndimi, nëse vazhdon kështu e ka problem edhe të kthehet sepse ajo me dy këmbët është në Rusi”, tha ai në Rtv Dukagjini.