Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 10:00 sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Bëhet e ditur se aty marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.