Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së e LDK-së

 
   

Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare filloi dje në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar deputetët e Levizjes Vetëvendosje.

Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të regjistrohen deputetët e rijnë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.