Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Sot edhe dielli po rrëzon më ngrohtë”- Deputeti Visar Korenica tregon se vajza e tij mposhti sëmundjen e rëndë

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka treguar se vajza e tij e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi.
Korenica potencoi se jeta përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetësore por duhet të mos humbim asnjë shpresë, sepse mrekullitë ndodhin.

“Sot edhe dielli po rrëzon më ngrohtë. Sot duam të ndajmë gëzimin me të gjithë ju. Sot kur po kthehemi në vendlindje, jemi shumë të lumtur që vajza jonë Urtina e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi”, shkroi Korenica.

“Janë të shumtë njerëz që sot do i falënderoja, por që do e zbehja gjithë madhështinë e respektit dhe angazhimit që kanë treguar në këtë periudhë të vështirë por jetike për ne”.

“Falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na trasoi udhën ku përmes miqve tanë e mjekëve të vyer arritëm te mjekimi”.

“Jeta na përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetësore por duhet të mos humbim asnjë shpresë, sepse mrekullitë ndodhin”.

“Sot, mrekullia jonë është Urtina, si ditën kur lindi dhe sot kur me vetëmohim mposhti sëmundjen e saj”.

“Kurrë mos u dorëzoni para sfidave jetësore, sepse Allahu është i madh dhe Atij i qofshim falë”.